7 shtator, Shqipëri-Izrael në “Elbasan Arena” nis shitja e biletave

TIRANË, 20 gusht/ATSH – I. Vata/ – Ndërsa pritet që me 7 shtator të startojë ndeshja Shqipëri-Izrael për kompeticionin e UEFA Nations League në “Elbasan Arena”, ka filluar që sot shitja e biletave për ndeshjen e shumëpritur.

FSHF bën të ditur në faqen zyrtare se “ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e parë zyrtare eleminatore të ekipit kombëtar të futbollit, Shqipëri-Izrael për kompeticionin e UEFA Nations League, e cila do të luhet në datën 7 shtator 2018 në orën 20:45, në stadiumin ‘Elbasan Arena’, në Elbasan”.

Shitja e biletave do të jetë në disa pika në qytete të ndryshme të Shqipërisë në një kohë që, prej disa javësh ka nisur edhe në faqen zyrtare të FSHF-së fshf.org në internet, në linkun përkatës: bileta.fshf.org, shitja e biletave online për secilën kategori të stadiumit. Tashmë, për të gjithë sportdashësit që duan të ndjekin takimin e skuadrës kombëtare në 7 shtator, të drejtohen në të gjitha pikat e mëposhtme, për të siguruar një vend në “Elbasan Arena” për sfidën e parë në UEFA Nations League të kuqezinjve.

Po ashtu thuhet se “paralelisht me pikat e shitjes do të gjeni më poshtë edhe çmimet e biletave përkatëse. Shitja e biletave do të bëhet në pikat e mëposhtë shënuara: Tiranë: Dyqani FSHF Macron, rruga Elbasanit/ Nga e hëna në të dielë/ Ora 08:00-20:00. Tiranë: Biletaria pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’/ Çdo javë nga e enjtja në të dielë/ Ora 12:00- 18:00 Durrës: Biletaria pranë stadiumit ‘Niko Dovana’/ Hapur prej datës 27 gusht- 7 shtator/ Ora 09:00-13:00. Korçë: Kancelaria përballë Kinema Millenium/ Nga e hëna në të dielë/ Ora: 09:00-21:00”. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.