Meta: Kofi Annan, diplomat i përkushtuar për një botë më të mirë

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ – “Kofi Annan do të mbahet mend si burrë shteti dhe diplomat i shkëlqyer, i përkushtuar për një botë më të mirë”.

Në një mesazh ngushëllimi, Presidenti Ilir Meta shpreh hidhërimin për ndarjen nga jeta të Kofi Annan, ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Me shumë trishtim mësova për ndarjen nga jeta të Kofi Annan, ish- sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Ngushëllimet më të ndjera për familjarët e të ndjerit, miqtë e Kofi Annan dhe kolegët në mbarë botën”, shprehet Presidenti Meta.

Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ganezi Kofi Annan vdiq sot në moshën 80-vjeçare pas një sëmundjeje, njoftoi fondacioni i tij me qendër në Gjenevë.

Kofi Annan ishte po ashtu edhe fitues i çmimit Nobel për Paqen./m.m//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.