GJERMANI – Mijëra protestues kundër një manifestimi neonazist

Rudolf Hess, zëvendësit të Adolf Hitlerit.

Balona, ku ishte shkruar ”Jo vend për nazistët”, fluturuan mbi kokat e protestuesve, mes të cilëve ndodhej edhe një grup i vogël të moshuarash, të cilat mbanin pankarta ku shkruhej “Gjyshet kundër së djathtës” apo “Spandau pa nazistë”.

“Nuk dua që nipi im të rritet me skenarin e një lufte tjetër botërore”, tha zonja Graf.

”Dua që ai të jetojë në një shoqëri multikulturore, ku nuk ka urrejtje për asnjë komunitetet”, theksoi ajo.

Të pranishëm në protestë ishin edhe përfaqësues të socialdemokratëve dhe të të gjelbërve./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.