Dibër, lirohen hapësirat publike përgjatë unazës së vogël

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ – Në Dibër po vijon puna për ndërtimin e unazës së vogël të qytetit, një investim që do të përmirësojë dukshëm infrastrukturën rrugore në këtë qytet.

Kryetari i bashkisë së Dibrës, Muharem Rama shprehet se në mirëkuptim me banorët që preken nga projekti i unazës së vogël po bëhet i mundur lirimi i hapësirave përgjatë këtij segmenti rrugor.

“Së bashku mundemi të bëjmë Dibrën tonë më të jetueshme dhe më të begatë. Vazhdojmë së bashku për një Dibër më të mirë dhe të zhvilluar”, shprehet Rama.

Ndërtimi i infrastrukturës rrugore në qarkun e Dibrës, ka hyrë në një fazë të re të transformimit rrënjësor modern.

Unaza e Re e Peshkopisë dhe rruga Kastriot – Arras janë dy projekte të rëndësishme në qarkun e Dibrës.

Ndërsa ndërtimi i unazës së re të qytetit të Peshkopisë, një financim prej rreth 227 milionë lekë me gjatësi prej 3.5 kilometra shmangë qarkullimin brenda qytetit të mjeteve të tonazhit të rëndë. Projekti parashikon ndërtimin edhe të një ure 20 metra të gjatë, si dhe sistemimin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe ujërave të bardha e ndërtimin e trotuareve me ndriçim./m.m//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.