LUBJANË, 17 gusht /ATSH-AFP/ – Indipendentisti Marjan Sarec u zgjodh sot kryeministër i Sllovenisë në krye të një koalicioni të minorancës së qendrës së majtë, i cili u votua në Parlament, 11 javë pas zgjedhjeve parlamentare të 3 qershorit.
Sarec, 40 vjeç, një ish-komedian, fitoi 55 vende nga 90 që numëron në total Asambleja.
Ai formoi një koalicion me pjesëmarrjen e pesë partive të qendrës së majtë./ /v.b/ a.jor.
