SHBA – Një rikthim hipotetik i ”Google” në Kinë shkakton polemika

UASHINGTON, 17 gusht /ATSH-AFP/ – Drejtuesi i ‘’Google’’ Sundar Pichai është shprehur, referuar deklaratave të raportuara të premten nga agjencia ‘’ Bloomberg’’, se pista e një rikthimi të gjigantit të internetit në Kinë ishte për momentin ‘’në shqyrtim e sipër’’, pasi u kundërshtua nga punonjësit.

Qindra punonjës të ‘’Google’’ nënshkruan një letër në formë proteste kundër zhvillimit të një versioni të motorit të tij të kërkimit të përshtatur me kërkesate censurës në Kinë, sipas ‘’New York Times’’.

‘’Nuk jemi afër lancimit të motorit të kërkimit në Kinë’’, u shpreh Pichai në prani të stafit.

‘’Misioni ynë është të organizojmë informacionin e globit dhe Kina përbën 20% të popullsisë botërore. Mendoj se nëse ne duan të përmbushim misionin tonë, duhet të shqyrtojmë seriozisht sesi mund të bëjmë më shumë në këtë shtet’’, shtoi Sundar Pichai.

Rreth 1 400 nënshkrues të letrës me nota proteste kërkuan më shumë transparencë për të kuptuar përfshirjet ‘’etike’’ të këtij projekti, në dokumentin e publikuar brenda grupit.

Përballë censurës dhe sulmeve kibernetike, gjiganti kalifornian tërhoqi motorin e tij të kërkimit nga Kina në vitin 2010 dhe numri i shërbimeve të tij vijon të jetë që nga ajo periudhë i bllokuar në ekonominë e dytë të botës.

Por, ‘’Google’’ po teston një motor kërkimi në përputhje me kërkesat e autoriteteve kineze, një pakënaqësi e aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe i punonjësve, raportoi në fillim të gushtit revista online ”The Intercept”./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.