Një i ri shqiptar në konkursin e futbollit të Pekinit

PEKIN, 17 gusht/ATSH/ 16-vjeçari shqiptar Oliger Deva mori pjesë në Konkursin e 35-të të Futbollit “Baiduibei”, që zhvillohet çdo verë në kryeqytetin e Kinës, Pekin.

“Jam shqiptari i parë që marr pjesë në Konkursin e Futbollit Baiduibei”, thotë Oligeri, sportisti me nr.14 nga ekipi Qingcheng FC. Në ditën e parë të konkursit Oligeri shënoi gol nga goditja e lirë.

Kur ishte 6 vjeç, Oligeri shkoi në Pekin me prindërit të cilët janë staf teknik në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pekin. Ai studion në një shkollë ndërkombëtare në distriktin Shunyi të Pekinit dhe iu bashkua ekipit të futbollit të shkollës për të vazhduar ëndrrën e tij.
Gjatë studimeve, Oligeri stërvitet 4 ose 5 herë në javë.

 

Si të gjithë futbollistët e rinj, edhe Geri e ka një ëndërr. Ai shpreson të luajë për ndonjë klub të njohur shqiptar ose kinez dhe të bëhet një futbollist profesionist. “Shpresoj që edhe Shqipëria të luajë në Kupën e Botës në të ardhmen. Në vitin 2016 ne luajtëm në Kampionatin Evropian”, thotë ai.

Konkursi i Futbollit “Baiduibei” u mbajt për herë të parë në verën e vitit 1984. Në atë kohë shkollat organizuan ekipe për të marrë pjesë në këtë konkurs. Qëllimi i kësaj gare është për të pasuruar jetën e fëmijëve gjatë pushimeve verore si dhe për të nxitur zhvillimin e futbollit tek nxënësit.

Prej vitit 1984, Pekini e organizon çdo verë këtë konkurs.

/CRI//m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.