ITALI – Qeveria nis procedurat për heqjen e licencës së operatorit të autostradës

ROMË, 17 gusht /ATSH-DPA/ – Qeveria italiane ka nisur zyrtarisht procedurat për heqjen e licencës së operatorit përgjegjës për autostradën që përfshin edhe urën e rrëzuar këtë javë në qytetin e Gjenovës.

Operatori “Autostrade per l’Italia” është fajtore për “tragjedinë e rëndë si pasojë e rrëzimit të urës”, deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte përmes rrjetit social Facebook.

Conte u shpreh se çdo ofertë për rindërtimin e urës nuk do ta fshinte përgjegjësinë e “Autostrade per l’Italia” për katastrofën, duke shtuar se dhimbja e shkaktuar është “e papërshkrueshme”.

Veç kësaj, qeveria ka deklaruar se do të forcojë kompetencat mbikëqyrëse dhe kontrolluese të Ministrisë së Infrastrukturës, dhe se do të detyrojë operatorët privatë të autostradave të investojnë më shumë për mirëmbajtjen e rrugëve.

/u.sh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.