“Forbes”, Scarlett Johansson aktorja më e paguar në botë

amfAR New York 2017 Gala at Cipriani Wall Street - Red Carpet Arrivals Featuring: Scarlett Johansson Where: New York, New York, United States When: 09 Feb 2017 Credit: Ivan Nikolov/WENN.com

TIRANË,17 gusht /ATSH/ – Ndihma për të shpëtuar botën me “Avengers” ka ndihmuar Scarlett Johansson të bëhet aktorja më e paguar në botë, sipas revistës “Forbes”.

Johansson, e cila luan në filmin “Avengers”, ka fituar 40.5 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar, sipas vlerësimeve vjetore të revistës.

Angelina Jolie zë vendin e dytë me 28 milionë dollarë në sajë të pagës së saj për “Maleficent 2”, e ndjekur nga Jennifer Aniston.

Gal Gadot e “Wonder Woman” është emri i vetëm i ri në listë, e cila zë vendin e 10-të.

Emma Stone, e cila mori vendin e parë në listën e vitit të kaluar pas shkëlqeu në “La La Land”, tani ka rënë plotësisht nga Top 10.

Lista e “Forbes” për aktoret më të paguara në botë në 2018

  1. Scarlett Johansson – 40.5 mln $
  2. Angelina Jolie – 28 mln $
  3. Jennifer Aniston – 19.5 mln $
  4. Jennifer Lawrence – 18 mln $
  5. Reese Witherspoon – 16.5 mln $
  6. Mila Kunis – 16 mln $
  7. Julia Roberts – 13 mln $
  8. Cate Blanchett – 12.5 mln $
  9. Melissa McCarthy – 12 mln $
  10. Gal Gadot – 10 mln $.   /a.a/ /a.g/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.