Bashkia Shkodër: Vazhdon pastrimi i kanaleve kulluese në Dajç

TIRANË,17 gusht/ATSH- I. Vata/ – Bashkia Shkodër po vijon punën për pastrimin e kanaleve kulluese në Njësinë Administrative Dajç.

Bashkia Shkodër shprehet se janë duke u kryer pastrimi i kanaleve të 2-ta dhe të 3-ta kulluese në Njësinë Administrative Dajç të bashkisë së Shkodrës.

Po ashtu jepen detajet teknike të realizimit të volumit të punës dhe gjatësinë e kanaleve kulluese.

“Deri tani është pastruar gjithsej 4450 ml kanale kullues me volum gërmimi prej 4630 m3, në fshatrat Rrushkull, Belaj dhe Samrisht konkretisht: KK II 66 me gjatësi 1400 ml e volum 2700 m3. KK II (5m) me gjatësi 600 ml e volum 900 m3. KK III 672 me gjatësi 600 ml e volum 430 m3. KK III 471 me gjatësi 600 ml e volum 430 m3. KK III 6024 me gjatësi 600 ml e volum 430 m3. KK III 695 me gjatësi 645 ml e volum 450 m3”, informon bashkia Shkodër.

Gjithashtu, bëhet e ditur se “është duke vazhduar puna në pastrimin e kanalit kullues KK II 65 me gjatësi 1100 ml e volum 2200 m3 si dhe kanalit kullues KK III 651 me gjatësi 500 ml e volum 450 m3”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.