Tragjedia  e Genoas, shtyhet fillimi i Seria A

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ – Dy ndeshjet e Seria A, “Sampdoria”-“Fiorentina” si dhe “Milan”-“Genoa” do të shtyhen me 2 javë pas tragjedisë së ndodhur në Genoa, ku shembja e një ure shkaktoi dhjetëra viktima.

Lajmi është konfirmuar nga Lega Seria A ka, ku bëhet me dije se, dy klubet nga Genoa kërkuan të mos luajnë ndeshjet e tyre këtë fundjavë dhe i gjithë raundi i parë i ndeshjeve mund të shtyhet.

“Presidenti i Ligës së Seria A, duke pasur parasysh kërkesat për shtyrjen e ndeshjeve të tyre të planifikuara për të dielën, më 19 gusht në orën 20.30 nga ana e klubeve “Sampdoria” dhe “Genoa” si rezultat i tragjedisë që goditi Genoa-n dhe duke marrë pëlqimin e të dyve “Fiorentina” dhe “Milan”, kanë vendosur për shtyrjen e ndeshjeve  “Sampdoria”-“Fiorentina” dhe “Milan”-“Genoa”, konfirmon një deklaratë.

“Datat e riprogramuara për të dy ndeshjet do të shpallen në ditët në vijim, në përputhje me rregulloret në fuqi”.

Ura e “Ponte Morandi” u rrëzua të martën në mëngjes./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.