Rehabilitohet një prej segmenteve më problematikë të unazës së Fierit

Rehabilitohet një prej segmenteve më problematikë të unazës së Fierit

Investimet për rehabilitimin e njërit prej segmenteve më problematikë të unazës së Fierit pritet të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në fluksin e sezonit turistik.Bashkia e Fierit ka nisur punën për riparimin e rrugës "Faik Ahmeti", një segment ky problematik sa i takon qarkullimit të mjeteve.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 16 Gusht 2018

TIRANË, 16 gusht/ATSH-Maela Marini/ – Investimet për rehabilitimin e njërit prej segmenteve më problematikë të unazës së Fierit pritet të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në fluksin e sezonit turistik.

Bashkia e Fierit ka nisur punën për riparimin e rrugës “Faik Ahmeti”, një segment ky problematik sa i takon qarkullimit të mjeteve.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi shprehet se investimi dhe mirëmbajtja e rrugëve ecin paralel.

Gjatë vitit 2018, bashkia e Fierit ka programuar disa investime në rrugët e qytetit dhe ato rurale, përmes Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

Në krahasim me vitin 2017, është planifikuar që të rriten ndjeshëm investimet për ndërhyrje në rrugë, trotuare si dhe në rrugët rurale në gjithë territorin e bashkisë Fier.

Në total gjatë vitit 2017, bashkia e Fierit ka ndërhyrë në rikonstruksionin e 13 akseve të brendshme të qytetit, me vlerë totale prej 25,415,503 lekësh. /m.m//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.