Investimi i OST-së, përmirësohet transmetimi i energjisë në verilindje të vendit

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Një investim prej 230 milionë lekësh i Operatorit të Sistemit të Transmetimit ka përmirësuar ndjeshëm transmetimin e energjisë elektrike në të gjithë rajonin verilindor të vendit.

Me synimin për të rritur sigurinë e furnizimit si dhe përmirësimin e cilësisë së transmetimit të energjisë elektrike për të gjithë përdoruesit e rrjetit të transmetimit dhe konkretisht për rajonin verilindor të vendit, OST sh.a me fondet e veta bëri të mundur realizimin e projektit me vlerë 230 milionë lekë për fuqizimin e nënstacionit Fierzë me një autotransformator 220/110/10 kV me fuqi 120 MVA .

Ky investim, sipas OST-së, ka përmirësuar ndjeshëm transmetimin e energjisë elektrike në të gjithë rajonin verilindor.

Ai ka dyfishuar aftësinë transformuese në këtë nënstacion nga gjendja me dy autotransformatorë të vjetër (prodhim i vitit 1970) me fuqi 30 MVA secili, në vendosjen e një autotransformatori të ri me fuqi 120 MVA. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.