FUTBOLL – Për herë të parë “La Liga” ndeshje në SHBA

MADRID, 16 gusht /ATSH-AFP/ – Një ndeshje e kampionatit të Spanjës do të shpërngulet në SHBA, hera e parë për kompeticionin e krijuar në vitin 1928, njoftoi sot liga spanjolle e futbollit profesional (La Liga)  në kuadër të hapjes së një filiali që i dedikohet promovimit të saj në Amerikën e Veriut.

“La Liga parashikoi të organizojë një ndeshje zyrtare të sezonit në SHBA, që do të jetë takimi i parë (La Liga) që luhet jashtë Europës”, shkruan ky institucion në një komunikatë, pa dhënë detaje për datën dhe ekipet.

Për të krijuar këtë filial, Kampionati i Spanjës ka zgjedhur të bashkëpunojë me “Relevent”, promovues i ndeshjeve gala të “International Champions Cup” (ICC), një turne veror që organizon ndeshjet para sezonit të klubeve të mëdha europiane.

Ky bashkëpunim, i krijuar për 15 vite është i ndarë në 50% për secilin entitet dhe quhet “La Liga North America”.

Ajo ka për qëllim promovimin e futbollit dhe kampionatit spanjoll në SHBA dhe Kanada. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.