SUEDI – Një person nën akuzë për dërgimin e kërcënimeve me vdekje në adresë të 21 ministrave

STOKHOLM, 15 gusht /ATSH-AFP/ – Prokuroria suedeze akuzoi sot një burrë 42 vjeç për dërgimin e kërcënimeve me vdekje dhe një pluhur të bardhë të paidentifikuar në adresë të 21 ministrave suedeze, përfshirë kreun e qeverisë, Stefan Löfven.

Në gusht të vitit 2017, i akuzuari i ka dërguar një zarf i cili kishte brenda pluhur të bardhë dhe një letër ku thuhej ”së shpejti do të jeni të vdekur” drejtuar ministrave të qeverisë, përfshirë kryeministrin Stefan Löfven, zëvendëskryeministren Isabella Lovin apo ministrin e Mbrojtjes, Peter Hultqvist, njoftoi prokuroria në aktakuzë.

”Këto akte janë më serioze, pasi kërcënimet u përforcuan edhe nga prania e pluhurit në çdo letër që aludohej të ishte i dëmshëm apo lëndë plasëse’’, u shpreh në një komunikatë për shtyp prokurorja Eva Wintzell.

Pluhuri i gjetur brenda zarfeve rezultoi pas ekzaminimit se ishte i padëmshëm.

”Këto kërcënime ndaj deputetëve janë mjaft të rënda pasi ato përbëjnë një kërcënim për demokracinë”, pohoi Wintzell, duke shtuar se i akuzuari rrezikon disa vite burg nëse shpallet fajtor./

/v.b/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.