SHBA – Shtëpia e Bardhë i cilëson ”për të ardhur keq” sanksionet turke

UASHINGTON, 15 gusht /ATSH-AFP/ – Shtëpia e Bardhë i cilësoi ”për të ardhur keq” sanksionet ekonomike të njoftuara nga Turqia në formë përgjigje ndaj atyre të marra nga SHBA-ja, e cila bëri sërish thirrje për lirimin e menjëhershëm të pastorit amerikan, Andrew Brunson.

”Tarifat doganore të Turqisë janë vërtetë për të ardhur keq dhe një hap në drejtimin e gabuar. Tarifat doganore të vendosura nga SHBA-ja ndaj Turqisë lidhen me interesat e sigurisë kombëtare, ndërsa ato të palës tjetër janë në formën hakmarrje’’, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.