FUTBOLL- Messi: Do bëjmë gjithçka për të fituar Champions League

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ – Argjentinasi Lionel Messi ka mbajtur fjalimin e parë si kapiten i skuadrës së “Barcelonës”.

“Në radhë të parë, dëshiroj të theksoj se është një krenari për mua që mbaj shiritin e kapitenit. E di se çfarë do të thotë të jesh kapiteni i “Barcelonës”, por kam pasur mësues të mrekullueshëm si Puyol, Xavi dhe i madhi Andres Iniesta që do të na mungojë këtë vit”, tha Messi.

Pas këtyre fjalëve ka ardhur edhe deklarata e fortë e Messi-t.

“Blerjet e këtij vitit do të na ndihmojnë që të përmirësohemi. Ne fituam Kupën  e Spanjës dhe La Ligan vitin që shkoi, por këtë vit do të përpiqemi që të fitojmë Champions League. Kështu që kjo kupë e bukur dhe e dëshiruar nga të gjithë të rikthehet në shtëpi”, theksoi Messi./AS/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.