AXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/8/2018

GJENOVA – Luigi Di Maio, zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomi, si dhe Matteo Salvini do të vizitojnë Gjenovën një ditë pas rrëzimit të një ure ku humbën jetën rreth 30 persona.

MEZEBERG – Kancelarja gjermane, Angela Merkel pret Mahamadou Issoufou, presidenti i Nigerit, një prej vendeve tranzit të fluksit të migrantëve afrikanë që i drejtohen Europës.

SOÇI – Presidenti rus, Vladimir Putin pret homologun e tij turkmen, Gourbangouly Berdymoukhamedov për të biseduar për bashkëpunimin ekonomik.

ALEKSANDRI (SHBA) – Juria jep vendimin në procesin për ish-drejtorin e fushatës së Trump, Paul Manafort.

UASHINGTON – Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo pret të dërguarin special të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura ​

SANTIAGO I KILIT – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis për vizitë në Kili.

BUENOS AIRES – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis për vizitë në Argjentinë.

LISBONË – Grevë e infermierëve portugezë për një rivlerësim të karrierës së tyre.

NJU DELHI – Dita kombëtare e pavarësisë së Indisë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.