Agjencia Telegrafike Shqiptare

Turistë francezë dhe italianë vizitojnë Parkun Kombëtar të Tomorit

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ – Shqipëria është kthyer tashmë në një destinacion mjaft të pëlqyer nga turistët e huaj, të cilët këtë sezon veror po eksplorojnë përveçse turizmit detar edhe atë kulturor e historik.

Eksplorimi dhe turizmi i aventurës në vitet e fundit në Shqipëri po kthehet në një atraksion mjaft interesant për vizitorët e huaj, kjo dhe për shkak të terrenit mahnitës dhe të shumëllojshëm që ofron vendi ynë.

Mali i Tomorit ka mahnitur së fundmi turistë francezë dhe italianë të cilët po shijojnë bukurinë, freskinë dhe mikpritjen e banorëve të kësaj zone.

Gjithashtu vizitorët e huaj tashmë po konsolidohen edhe me struktura shoqëruese. Banorë të zonës çdo ditë e më shumë po mësojnë si t’i presin dhe t’i shoqërojnë në zonat më të pëlqyeshme për turistët e huaj, apo vendas.

Shoqëritë turistike gjithashtu kanë njerëzit e tyre të përgatitur në zonë për të bërë guidën. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version