TIRANË, 14 gusht/ATSH/ – Kampionati italian i futbollit (Seria A) do të startojë me një minutë heshtje dhe me shirita të zinj në krahët e futbollistëve, në nder të viktimave në tragjedinë e Gjenovës.
Kështu, Seria A ka vendosur t’i nderojë viktimat e shkaktuara nga rrëzimi i urës në Gjenova.
Në deklaratë bëhet e situr se “Presidenti Gaetano Micciche dhe gjithë familja e Seria A shprehin ngushëllimet dhe bashkohen në dhimbjen e familjeve të viktimave, të shkaktuara nga rrëzimi i urës “Morandi” në autostradën A10 në Gjenova”. /e.caushi/