Agjencia Telegrafike Shqiptare

Programi “Erasmus+”, UT zgjeron listën e bashkëpunimit me universitetet e BE-së

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ – Universiteti i Tiranës ka zgjeruar listën e partnerëve ndërkombëtarë në kuadër të programit “Erasmus +” të Bashkimit Europian.

Kështu listës së universiteteve partnere i shtohen për herë të parë universitete si ai i Mesinën në Itali, Venecias, universitete në Slloveni, Turqi e Poloni.

Më konkretisht, bëhet fjalë për: Universitetin e Messina-s në Itali, Universitetin e Pisa-s, Itali, Universiteti Ca’ Foscari në Venecia, Universiteti Comenius në Bratislav, Sllovaki, universiteti Politeknik i Barit, universiteti Mehmet Akif Ersoy në Turqi si dhe Universiteti i Kielce në Poloni.

Kësaj liste së shpejti do t’i shtohen edhe një numër universitetesh të tjera nga vendet e BE.

z.tosku/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version