Itali – Rëndohet bilanci i tragjedisë në Gjenova, të paktën 35 të vdekur

ROMË, 14 gusht /ATSH-DPA/ – Bilanci i të vdekurve nga rrëzimi i një ure autostrade në qytetin italian të Gjenovës ka arritur në 35 persona, njoftoi agjencia italiane e lajmeve duke cituar burime zyrtare të shërbimit kombëtar zjarrfikës.

Më herët, kreu i agjencisë së mbrojtjes civile, Angelo Borrelli kishte konfirmuar se të paktën 13 persona të tjerë ishin plagosur, pesë prej tyre në rrezik për jetën.

Një djalë rreth 10 vjeç është në mesin e të vdekurve, pohoi një oficer i agjencisë së mbrojtjes civile.

Rreth 35 makina dhe tre kamionë u përfshinë në aksident.

E ndërtuar në vitin 1960, “Ura Morandi” kalonte mbi një lumë, mbi shinat e linjës hekurudhore, disa apartamentesh banimi dhe magazina në një zonë industriale. Ura me lartësi 45 metra është shembur në afro 1 km të gjatësisë së saj duke zënë poshtë vetes automjete, si edhe disa banesa.

/u.sh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.