FOKUS – Ish-këshilltarja këmbëngulëse dhe Trump, një grindje e formatit reality show

UASHINGTON, 14 gusht /ATSH-AFP/ – Donald Trump të jep përshtypjen sikur është hedhur në sulm në postimet e bëra në Twitter pas zbulimeve dhe deklaratave të një ish-këshilltare të Shtëpisë së Bardhë, ku kupola e qeverisë amerikane po mban frymën pezull për këtë çështje, një skenar i denjë për një reality show, pikërisht aty ku ata të dy u njohën.

Saga përmban disa episode, marrë shkas nga publikimet e orkestruara prej disa ditësh nga Omarosa Manigault Newman, 44 vjeçe, përpara publikimit të librit të saj ‘’I çekuilibruari”.

”Racist”. ”jo tolerant”, ”macho” që vuan nga ”çrregullime mendore” dhe i paaftë për të mbajtur funksione të larta drejtuese, ish-këshilltarja e lartë e presidentit amerikan nuk e kursen as atë, i cili e bëri të famshme në sajë të emisionit të reality show “The Apprentice”.

Zhvillimi i fundit si datë, të hënën një regjistrim i shkurtër i transmetuar nga televizioni NBC, ku Donald Trump rrëfen se nuk kishte qenë në dijeni të shkarkimit të ish-këshilltares së tij, por që u njoftua zyrtarisht në dhjetor të vitit 2017 nga kreu i shefit të kabinetit të tij, John Kelly.

”Askush nuk më ka thënë asgjë”, pohonte Donald Trump në regjistrim.

E ngarkuar me ”Zyrën e marrëdhënieve publike” Manigault Newman ishte një nga këshilltaret më të paguara të Shtëpisë së Bardhë, dhe një prej femrave të pakta me ngjyrë deri në momentin e largimit të saj në muajin janar./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.