TAXHIKISTAN –  Një helikopter bën ulje të detyruar, 16 persona rezultojnë të zhdukur

DUSHANBE, 13 gusht /ATSH-AFP/ – Trembëdhjetë alpinistë dhe tre anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur pasi helikopteri i tyre është detyruar të bëjë ulje të sforcuar në malet e Taxhikistanit, njoftuan sot autoritetet e këtij shteti të Azisë Qendrore.

Sipas Komitetit të Emergjencave së Taxhikistanit, dy helikopterë të tjerë të forcave të shpëtimit janë drejtuar në vendin e aksidentit në lindje të vendit./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.