Meksika thyen rekordin botëror Guinnes … të radhës më të gjatë të hot-dogs

MEKSIKO, 13 gusht /ATSH-AFP/ – Ditë historike në Meksikë, e cila theu të dielën rekordin e çertifikuar Guiness të radhës më të gjatë të hot-dogs në botë, duke i radhitur në një gjatësi 1417 metra këto sanduiçë të famshëm me salsiçe, bëri të ditur media.

Shteti i Amerikës së Veriut theu në këtë mënyrë rekordin e mëparshëm të Japonisë, e cila krijoi një rrjesht 325.66 metra të gjatë me hot-dogë.

Për gati katër orë në Zapopan, në zonën urbane të Guadalajara (qendër), ideatorët e rekordit përgatitën 10 000 “perros calientes” (sanduiçë).

Të pajisur me doreza, maska dhe kapuçë në kokë për të respektuar masat e rrepta të higjienës, stafi i punonjësve për përgatitjen e Guinnesit ka vendosur paninet, në formë zig-zage njëra pas tjetrës në një radhë të gjatë prej 1417 kilometra përpara se t’i mbushte me salsiçe. Dhe për t’i shtuar shijen u përdorën 100 kilogramë salcë domate, 100 kilogramë majonezë dhe 75 kilogramë mustardë.

Rregullat ishin të mirëpërcaktuara: ’’Çdo hot-dog duhet të kishte një salsiçe, ose të paktën dy salsiçe dhe madhësia e hot-dogut nuk duhet të kalonte 18 centimetrat. Gjithçka ka qenë konform rregullave’’, shprehet Raquel Asis, gjyqtar i Rekordeve Guinness.

Maria Eugenia Villa organizatore e eventit shprehet se jemi përgatitur për këtë ngjarje të madhe prej më shumë se një viti. Ideja lindi pasi ky rajon siç dihet i pëlqen shumë hot-dogët.

Dhe në fakt më shumë se 2000 persona ishin ftuar për degustimin final./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.