KORE E JUGUT – Udhëheqësit e dy Koreve, takim në Phenian në shtator

SEUL, 13 gusht /ATSH-AFP/ – Dy Koretë do të takohen në shtator në Phenian për një samit të ri, njoftoi sot agjencia koreano-jugore ”Yonhap”, ndërsa dy palët janë angazhuar në bisedime të nivelit të lartë në Zonën e Çmilitarizuar (DMZ).

Agjencia nuk dha asnjë burim për këtë informacion. Vizita në Phenian e presidentit koreano-jugor, Moon Jae-in do të jetë e para në Veri prej më shumë se një dekade e një kreu të Shtetit koreano-jugor./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.