GJERMANI – Merkel: Duhet më shumë kohë për një marrëveshje me Italinë mbi azilkërkuesit

BERLIN, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel njoftoi sot se ka nevojë për më shumë kohë për të negociuar një marrëveshje që do t’i mundësojë Gjermanisë të kthejë azilkërkuesit të cilët kanë aplikuar më parë për azil në Itali.

“Ne jemi në procesin e negocimeve”, tha Merkel në Berlin, një javë pasi arriti një marrëveshje të ngjashme me Madridin, që i lejoi Gjermanisë të dërgojë pas azilkërkuesit të cilët kanë dorëzuar më parë një aplikim për azil në Spanjë.

“Megjithatë nuk jemi shumë larg”, shtoi Merkel.

Merkel vazhdon të jetë nën presion nga ministri i saj i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer për të arritur marrëveshje dypalëshe me partnerët kryesore europianë për të kthyer pas azilkërkuesit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.