RUMANI – Më shumë se 450 të plagosur pas një manifestimi antiqeveritar

BUKURESHT, 11 gusht /ATSH-AFP/ – Më shumë se 450 persona janë plagosur dhe 30 të tjerë janë arrestuar gjatë një manifestimi kundpr qeverisë së majtë, që degjeneroi në dhunë dje në mbrëmje në Bukuresht, njoftoi sot policia.

“Shumë të plagurve iu është nevojitur ndihma mjekësore pasi janë goditur me gaz djegës dhe gaz lotsjellës të përdorur nga forcat e policisë, ndërkohë që të tjerë vuajnë nga plagët”, sipas burimeve spitalore.

Rreth 30 policë bëjnë pjesë mes të plagosurve.

Kritikuar nga opozita e qendrës së djathtë për ndërhyrje me forcë, policia theksoi se kishte reaguar në mënyrë graduale dhe proporcionale në përgjigje të veprimeve të dhunshme disa dhjetëra huliganëve.

Rreth 80 000 rumunë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin emigrantë të kthyer në vend për pushimet e verës, u mblodhën te sheshi “Fitorja” për të denoncuar korrupsionin e qeverisë.

Disa dhjetëra tentuan të çanin kordonin e policisë duke hedhur gurë dhe shishe në drejtim të forcave të sigurisë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.