SHBA – Facebook ndalon shpërndarjen e informacioneve për prodhimin e armëve të printuara në 3D

SAN FRANÇISKO, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Facebook njoftoi se do të ndalonte publikimin, në rrjetin e tij, të informacioneve që mundësojnë prodhimin e armëve të zjarrit të printuara në 3D, që sipas tij shkelin rregullat e përdorimit.

“Shpërndarja e instruksioneve për prodhimin e pistoletave të printuara 3D nuk është e lejueshme nga rregullat e komunitetit tonë”, theksoi një zëdhënës i Facebook.

“Në marrëveshje me politikat tona, ne do të tërheqim këtë përbajtje nga Facebook”, shtoi ai.

Rrjeti social theksoi se po identifikonte lidhjet drejt faqeve që përmbajnë udhëzime për prodhimin e armëve 3D, në kuadër të fshirjes së tyre.

Sipas rregullave të Facebook, mallrat si armët e zjarrit mund të shiten në mënyrë të ligjshme ose shkëmbehen në rrjetin social vetëm nga shitësit e licensuar.

Çështja e prodhimit të armëve të printuara në 3D ka ngjallur shumë interes aktualisht në SHBA, në kontekstin e një krahu të hekurt gjyqësor rreth Texan Cody Wilson, në krye të grupit “Defense Distributed”.

Ky i fundit ka publikuar në internet mënyrën e përdorimit për prodhimin e armëve të zjarrit në plastike të printuara në 3D.

Një gjykatës federal në Seattle të Shteteve të Bashkuara bllokoi publikimin e një programi kompjuterik që u lejon klientëve të printojnë në 3D nga interneti armë zjarri./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.