Koordinimi i Urgjencës, turistja polake shpëtohet në kohë rekord

TIRANË, 10 gusht/ATSH/-Koordinimi i shërbimit të urgjencës ka sjellë më shumë efikasitet në trajtimin e rasteve gjatë sezonit turistik.

Kështu, një turiste polake që u aksidentua në ujëvarën e Thethit mori ndihmën e parë falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit mjekësor të qendrës shëndetësore 24/7 në Theth dhe më pas u transportua në Tiranë nga Njësia e Helikopterëve për një mjekim më të specializuar.

Për një sezon të sigurt turistik, pranë zonave më të frekuentuara përgjatë verës janë vënë në dispozicion qendra shëndetësore 24 orëshe në 7 ditë të javës, të cilat kanë ofruar shërbimin e tyre në kohë rekord. Një rast i tillë ishte ai i Velipojës, ku një 18 vjeçar i shpëtoi paralizës falë ndërhyrjes së shpejtë të këtyre qendrave. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.