KANADA – Të paktën katër të vdekur pas një shkëmbimi zjarri

MONTREAL, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Një shkëmbim zjarri ka shkaktuar të paktën katër të vdekur sot në mëngjes në qytetin kanadez të Fredericton, njoftoi policia lokale në rrjetin social Twitter.

“Ky shkëmbim zjarri ka shkaktuar të paktën katër të vdekur”, theksoi policia pa dhënë shumë detaje dhe duke u bërë thirrje banorëve të kësaj lagjeje të qëndrojnë në shtëpi./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.