Haradinaj: Idealet e Atdheut nuk vdesin, nderim për luftëtarët e UÇK-së

TIRANË,10 gusht/ATSH- I. Vata/ – Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kujtuar sot me nderim luftëtarët e Ushtrisë Çlirmintare të Kosovës.

“Kaçaniku i Idriz Seferit, ruajti traditën liridashëse edhe në Luftën Çlirimtare” u shpreh Haradinaj.

Më tej, Kryeministri i Kosovës dhton se “Brigada 162 me krenari mbajti emrin e Agim Bajramit. Sot në përvjetorin e rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj, kujtojmë me pietet luftën dhe flijimin e tyre për lirinë e Kosovës. Kaçaniku me kaq shumë ngjarje dhe vendimarrje historike, është vendi që inspiron brezat për t’iu bërë mburojë atdheut dhe lirisë. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!”

Po ashtu, Kryeminsitri Haradinaj shprehet me nderim për luftëtarët Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula .

“Me nderim i kujtojmë sot heronjtë Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula, këta shqiptarë të mëdhenj që i dhanë drejtim historisë së re të Kosovës. Ata kanë rënë në fushë të nderit, 20 vjet më parë, që atdheu të jetojë i lirë. Këta heronj dhe sakrifica e tyre, janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria.Idetë e mëdha të atdheut dhe lirisë nuk vdesin kurrë”, shprehet kryeministri Haradinaj. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.