TIRANË, 10 gusht/ATSH/-Sikurse ishte parashikuar nga ministria e Shëndetësisë, 80 qendrat shëndetësore kanë nisur të rikonstruktohen.
Kështu, një nga 14 qendrat shëndetësore në qarkun e Tiranës, ajo e Pezës së Madhe ka nisur të rikonstruktohet pasi në këtë të fundit mungonin kushtet dhe infrastruktura e nevojshme.
Pak kohë më parë, gjatë turit të llogaridhënies, stafi mjekësor dhe banorët e Pezës ndanë shqetësimin për kushtet e qendrës së tyre shëndetësore.
Edhe pse në temperatura të larta, në Pezë po punohet për rikonstruksionin e qendrës, në mënyrë që banorëve t’u ofrohet shërbimi shëndetësor me kushte optimale.
Ministria e Shëndetësisë ka parashikuar të përfundojë rikonstruksionin e 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin brenda 2018-ës, falë investimeve dedikuar modernizimit të sektorit të shëndetësisë dhe ofrimin e shërbimit cilësorë për qytetarët.
