Studentët në SHBA, Ambasada: Mund të qëndroni edhe nëse viza ju ka skaduar

TIRANË, 9 gusht/ATSH- I. Vata/ – Ambasada e SHBA-së në Tiranë apelon për të gjithë ata qytetarë që posedojnë vizat studentore dhe gjenden në SHBA nuk kanë pse rrugëtojnë për në Shqipëri për të rinovuar vizën, pasi mund të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara edhe se viza ju ka mbaruar.

Në faqen e ambasadës së SHBA-së thuhet se “mbajtës të vizave studentore – Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar. Gjithsesi, nëse largoheni nga Shqipëria dhe viza juaj është duke skaduar, sigurohuni që të caktoni një takim për ta rinovuar vizën. Planifikoni në kohë!” /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.