PARIS – Twitter gjobitet me 30 000 euro pas një ankese të një kompanie franceze

PARIS, 9 gusht /ATSH-AFP/ – Gjykata franceze dënoi gjigandin amerikan Twitter për ndryshim të kushteve të përgjithshme të përdorimit, njoftoi sot një shoqatë për mbrojtjen e konsumatorëve që e kishte paditur rrjetin social në gjykatë, me pretendimin se disa prej klauzolave të saj ishin ”abuzive”ose ”paligjshme”.

Shoqata franceze ”UFC-Que Choisir” iu drejtua Gjykatës së Lartë të Parisit në vitin 2014 për të njohur natyrën abuzive apo të paligjshëm të 256 klauzolave që përmbanin kushtet e përgjithshme të përdorimit, sipas një deklarate në web-in e saj.

Twitter u dënua për t’i paguar ”UFC-Que Choisir’” 30 000 euro gjobë për dëmin moral ndaj interesit kolektiv . Një sanksion financiar që shoqata e cilëson ”të papërfillshme” për rrjetin social i cili shënoi në vitin 2017 një xhiro në rang botëror prej 2,1 miliardë dollarë./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.