Vetëm për korrikun, ADISA ka informuar 24 mijë qytetarë

TIRANE, 8 gusht/ATSH/-Për muajin korrik qendrat e integruara ADISA kanë informuar 23,644 qytetarë si dhe kanë marrë 22,582 aplikime.

Sipas të dhënave të bëra publike, Qendrat e Integruara ADISA Kavajë, Krujë, Fier, Gjirokastër dhe zyra pritëse tek ZVRPP Tiranë, kanë pritur dhe informuar pranë sporteleve infopoint 23,644 qytetarë si dhe kanë marrë 22,582 aplikime për muajin Korrik 2018.

Më herët, zv/kryeministrja Senida Mesi ka bërë me dije se një qendër tjetër ADISA do të hapet në Shkodër. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.