SIRI – Rreth 35 000 kandidatë në zgjedhjet e para lokale që prej 2011

DAMASK, 8 gusht /ATSH-AFP/ – Autoritetet sirian miratuan kandidimin e rreth 35 000 pretendentëve në zgjedhjet e para lokale në Siri që prej vitit 2011, parashikuar muajin e ardhshëm, njoftoi sot një gazetë lokale.

“Komitetet e ngarkuara për kandidatët miratuan 34 553 kandidatura mes 55 164 postulantëve, të cilët do të kandidojnë për 18 478 vende nga 17 000 vende gjatë zgjedhjeve të fundit”, theksoi presidenti i Komisionit të Lartë për zgjedhjet, Sleiman al-Qaëd.

“Një numër i madh qytetesh janë transformuar në bashki duke sjellë rritje të numrit të vendeve dhe numrit të kandidatëve”, theksoi ia./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.