SHBA – Zgjedhjet e mesmandatit, rekord kandidatesh femra

UASHINGTON, 8 gusht /ATSH-AFP/ – Një numër rekord i kandidateve femra janë të nominuara për të hyrë në Kongresin amerikan në muajin nëntor, një rritje e konsiderueshme pas një viti të shënuar nga lëvizja #MeToo dhe mosbesimit ndaj presidentit Donald Trump.

Pas një grupimi të ri në parapraket amerikane të martën në mbrëmje, më shumë se 180 femra do të kenë mundësi të fitojnë një vend në Dhomën e Përfaqësuesve në Uashington gjatë zgjedhjeve parlamentare.

”Është zyrtare, raporton qendra e studimeve të specializuara ”Center for American Women and Politics’’ (CAWP) ne kemi thyer rekordin e femrave të nominuara nën sloganin e partive të mëdha për Dhomën e Përfaqësuesve deri më tani ka qenë në 167.

”Tjetër rekord. 2018 ka numrin më të madh të femrave të nominuara për zgjedhjet në postet e guvernatorëve, me të paktën njëmbëdhjetë kandidatë pas paraprakeve të së martës, u shpreh organi i pavarur në Twitter. Rekordi i mëparshëm u regjistrua për herë të parë në vitin 1994 me 10 kandidate.

Që nga 1 qershori, rekordi u arrit për kandidatet në Senatin amerikan, me 42 femra, 24 demokrate dhe 18 republikanë kundrejt 40, maksimumi i mëparshën në vitin 2016, gjithnjë sipas CAWP./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.