VENEZUELË – Maduro akuzon sërish Santos si orkestrues i atentatit me dron

KARAKAS, 7 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro hodhi sërish akuza në drejtim të homologut të tij kolumbian, Juan Manuel Santos, për përfshirje në ”atentatin”  me dron, ku presidenti aludohet të ketë qenë shënjestra e sulmit.

Forcat e sigurisë kanë kapur të gjithë autorët materialë dhe do të ndjekim autorët intelektualë.

Është e qartë dhe ka mjaftueshëm prova për përfshirjen e qeverisë kolumbiane të Juan Manuel Santos, u shpreh Maduro në një video të postuar në Twitter.

Santos përfundoi të martën mandatin presidencial duke ia lënë drejtimin presidentit të ri kolumbian, Ivan Duque./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.