Agjencia Telegrafike Shqiptare

Transformimi i spitalit rajonal të Elbasanit

TIRANË, 7 gusht/ATSH/-Investimet në shëndetësi kanë transformuar spitalet rajonale duke duke ofruar jo vetëm kushte më të mira por edhe më shumë shërbime cilësore për pacientët.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se ndonëse ka ende shumë punë për të bërë, për të përmirësuar kushtet dhe shërbimin në spitale, nuk mund të mohohet se ditë pas dite spitalet rajonale po ndryshojnë, duke ofruar sipas ministrisë së Shëndetësisë jo vetëm kushte më të mira por edhe më shumë shërbime cilësore për pacientët.

Përmes pamjeve në video, thuhet se “investuam në ambiente pritëse për pacientët dhe qytetarët, siguruam barnat dhe materialet kryesore bazë, aparatura të reja në shërbimin e Urgjencës. Sistem referimi për shërbimet e specialiteteve, vetëm në një muaj 5181 pacientë përfituan shërbimin në kohë dhe pa sorollatje. Epokë  e re për kirurgjinë: instrumente të rinj kirurgjikalë dhe shërbim modern sterilizimi. Përmirësojmë shërbimin e kirurgjisë për  2700 pacientë në vit. 1 milion euro investime në  pajisje mjekësore., grafi e lëvizshme, inkubatorë të rinj  për maternitetin, set i ri për shërbimin e Okulistikës. Shërbime ndihmëse për pacientët. Transformohet pediatria, 9202 fëmijë marrin shërbimin në kushte moderne. Kemi ende shumë për të bërë. Projekte të reja së shpejti instalohet rezonanca magnetike, ndërtojmë Spitalin e Urgjencës dhe Patologjisë. Puna vazhdon”. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version