SPANJË – Borell: Politikat e Salvinit për migracionin peshë e rëndë për Spanjën dhe Europën

MADRID , 7 gusht /ATSH-ANSA / – Goditje të forta dhe reagime mes qeverisë së Madridit dhe ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini.

“Politikat e Matteo Salvinit për imigrantët rëndojnë në kurriz të Spanjës dhe të gjithë Europës”, theksoi sot ministri i Jashtëm spanjoll, Josep Borrel, duke zgjedhur gazetën gjermane “Handelsblatt” për të nisur sulmin e tij duke folur për izolimin që po dëmton idenë europiane.

“Ne nuk u përgjigjemi ofendimeve nga qeveritë dhe ministrat që mbështesin imigracionin jashtë kontrollit,  ne kujdesemi për sigurinë, kulturën dhe identitetin e popujve europianë”, theksoi ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvinit.

Në një kohë kur Spanja po përballet me fenomenin migrator drejton gishtin kundër Romës, që është në krah të vendeve  të Europës Lindore, ndërsa Madridi, Berlini dhe Parisi po përpiqen për të gjetur një zgjidhje të rregullt të fenomenit të migracionit./os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.