GJERMANI – Berlini parashikon ashpërsim të rregullave për investitorët jo europianë

BERLIN, 7 gusht /ATSH-AFP/ – Gjermania parashikon të ashpërsojë rregullat e saj në lidhje me pjesëmarrjen në kompani të cilësuara strategjike nga ana e investitorëve jo europianë, njoftoi sot ministri gjerman i Ekonomisë në një kontekst dyshimesh dhe pasigurie përballë ambicieve kineze.

Peter Altmaier sqaroi për të përditshmen ‘’Die Welt’’ se në të ardhmen, ne duam  që të kemi mundësi për t’i parë nga shumë afër gjërat, përderisa bëhet fjalë për kompani që lidhen me mbrojtjen, infrastrukturat kritike dhe disa teknologji civile të rëndësishme për sigurinë.

Aktualisht, qeveria mund të bllokojë pjesëmarrjen në një kompani të cilësuar strategjike nga ana e një investitori të huaj nëse ky i fundit tejkalon 25%. Ministri dëshiron të ulë këtë prag për të verifikuar numrin më të madh të transaksioneve në fushat e ndjeshme.

Një burim brenda Ministrisë përmendi një nivel prej 15%.  Zbatimi mund të fillojë që nga viti 2019./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.