SHBA – Të paktën pesë të vdekur pas një vale dhune në Çikago

UASHINGTON, 6 gusht /ATSH-AFP/ – Pesë persona janë vrarë vranë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet e armatosura dy ditët e fundit në qytetin e Çikagos, të cilësuara si të papranueshme nga policia.

“Një fëmijë 11 vjeç bën pjesë mes të plagosurve. Disa nga këto të shtëna kishin lidhje me konfliktet e grupeve mafioze”, theksoi për gazetarët një zyrtar i policisë së Çikagos, Fred Waller.

“Të shtëna të shumta me armë zjarri janë dëgjuar gjatë natës në qytet në harkun kohor të tre orëve”, sipas televizionit CNN.

Në vitin 2016, numri i vrasjeve në Çikago arriti nivelin më të lartë që prej 20 vitesh, gjë që shtoi kritikat ndaj presidentit amerikan, Donald Trump.

Megjithatë, sipas Waller, që prej fillimit të vitit, shkëmbimet me armë janë ulur me 30% në Çikago dhe numri i vrasjeve është reduktuar me 25%.

Më shumë se 5 500 armë të paligjshme janë konfiskuar në rrugët e qytetit”, shtoi ai duke këmbëngulur mbi angazhimin e autoriteteve për të vazhduar përpjekjet për përmirësimin e sigurisë./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.