FRANCË – Autoritetet paralajmërojnë për rënie të një masivi gurësh gjatë ngjitjes në Mont-Blanc

PARIS, 6 gusht /ATSH-AFP/ – Autoritetet franceze të rajonit të Mont-Blanc u rekomandojnë alpinistëve për të shtyrë në një moment të dytë ngjitjen e majës së famshme nga korridori ”Gouter” për shkak të rrezikut të rënies së masivit të gurëve nga temperaturat e larta ekstreme.

Me anë të një komunikate të përbashkët për shtyp dhënë dje në mbrëmje nga prefekti i Savonës së Sipërme dhe kryebashkiaku i Shën-Gerve bëhet e ditur se si rrjedhojë e temperaturave ekstreme dhe fenomenit të thatësirës të konstatuar prej disa javësh janë regjistruar rënie të konsiderueshme gurësh në itinerarin që ndiqet për ngjitjen në Mont-Blanc.

Fenomeni është përshkallëzuar nga dita në ditë. U rekomandohet alpinistëve për të shtyrë ngjitjen, edhe nëse janë të shoqëruar nga guida apo vetëm.

Zyrat informuese si në Chamonix dhe Saint-Gervais, zyrat turistike dhe zyra e majës së lartë të Chamonix (OHM), është vënë në dispozicion të alpinistëve për t’i udhëzuar në lidhje me shtigjet që duhet të marrin si dhe kushtet e ngjitjes për në majën e lartë dhe rregullat e sigurisë që duhet të ndiqen./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.