Foto/ Nis puna për rindërtimin e qendrës shëndetësore të Novoselës

TIRANË, 6 gusht/ATSH/-Ministria e Shëndetësisë ka nisur punën për rindërtimin e qendrës shëndetësore të Novoselës në Vlorë.

Qendra në Novoselë nuk e vetmja që do të rehabilitohet pasi këtë vit do të rehabilitohen 11 qendra shëndetësore në qarkun e Vlorës. Ndërkaq, ministria e Shëndetësisë do të rindërtojë 80 qendra shëndetësore në të gjithë vendin.

Qendrat që do të rehabilitohen:
▫️Qendra Shëndetësore nr. 2
▫️Vuno
▫️Zvërnec
▫️Kaninë
▫️Novoselë
▫️Vranisht
▫️Ambulanca nr. 3
▫️Sevaster
▫️Ksamil 1
▫️Lukovë

Poliklinikën e Specialiteteve në Vlorë

/a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.