Fier- Bashkia vijon investimet, përmirësohen rrugët në lagjen “Elmaz Troka”

TIRANË,6 gusht/ATSH- I. Vata/ – Bashkia Fier vijon investimet në infrastrukturën rrugore, duke përmirësuar kështu jo vetëm jetën dhe qarkullimin e qytetarëve drejt zonave më të populluara, por ndërtimi i tyre ka dhe një impakt ekonomik.

Drejt përmirësimit të infrastrukturës është vendosur lagja “Elmaz Troka”, në Çerven të Fierit.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, i cili shkruan se “Jo në një, por ndërhymë për përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha rrugët e lagjes “Elmaz Troka”, në Çerven. Edhe pak kemi për të larguar një nga problemet kryesore të banorëve”.

Në bashkinë e Fierit investimet kanë prekur qendrat shëndetësor, shkollat, kopshtet si dhe trotuaret e dhe rrugët e qytetit.

Pak ditë më parë u ndërhy në lagjen “11 Janari”, jo vetëm duke përmirësuar infrastrukturën rrugore, por edhe duke krijuar një bllok të mirëfilltë banimi me të gjithë elementët e nevojshëm urban./e.caushi

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.