“Shqiperiaqeduam.al”, 13 000 ankesa të zgjidhura në 10 muaj

TIRANË, 5 Gusht/ATSH-A. Fortuzi/-Gjatë 10 muajve të fundit, platforma shqiperiaqeduam.al, ka zgjidhur 13 000 ankesa të qytetarëve ndaj dikastereve të ndryshme.

Në nivel qendror janë regjistruar në total 15 174 ankesa, të përfunduar 13 732.

Sa i i takon nivelit vendor, kemi 2 395 ankesa dhe 2 056 të zgjidhura. Po ashtu, mësohet se janë 235 ankimime të ndjekura nga vetë kryeministri, prej nga ku 227 janë të zgjidhura.

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.