SINGAPOR – Trump i dërgon letër Kim-it nëpërmjet kryediplomatit koreanoverior

SINGAPOR, 4 gusht /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u takua sot me zyrtarë nga Koreja e Veriut ndërkohë që një raport i OKB-së ngre dyshime mbi sinqeritetin e Phenianit për denuklearizim.

Në “Twitter”, Pompeo përshkruan takimin e tij me ministrin koreanoverior të Punëve të Jashtme, Ri Yong Ho gjatë samitit të ASEAN-it (Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore) në Singapor si “një shkëmbim i shpejtë dhe i sjellshëm”.

Pompeo deklaroi se delegacioni amerikan i dorëzoi atij koreanoverior një letër nga presidenti Donald Trump që i drejtohej Kim Jong Un-it.

Kjo letër ishte një përgjigje ndaj asja që Trump kishte marrë më herët nga Kim.

Megjithatë përmbajtja e letrës së Kim dhe përgjigjes së Trump ende nuk janë bërë të ditura. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.