SINGAPOR – Pompeo: Koreja e Veriut do të përcakotjë një afat për denuklearizimin

SINGAPOR, 3 gusht /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut do të përcaktojë një afat për denuklearizimin e saj, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo gjatë një vizite në Singapor, ku presidenti amerikan Donald Trump u takua me liderin koreanoverior, Kim Jong Un në muajin qershor.

“Afati kohor përfundimtar për denuklearizimin do të vendoset nga Kim, të paktën pjesërisht. Vendimi i takon atij”, tha Pompeo në një intervistë për “Channel News Asia”.

“Ai ndërmori një angazhim dhe ne kemi shpresë gjatë javëve dhe muajve në vijim se do të bëjmë progres substancial drejt kësaj dhe do të vendosim popullin e Koresë së Veriut në treajektoren e një të ardhmeje më të ndritur sa më shpejt”, tha Pompeo.

Kryediplomati amerikan shtoi gjithashtu se “jemi shumë afër arritjes së denuklearizimit të këtij vendi komunist”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.