SHBA – Trump: Nuk kam mosmarrëveshje me Ivankën mbi rolin e mediave

UASHINGTON, 3 gusht /ATSH-ANSA/ – Nuk ka mosmarrëveshje mes Donald dhe Ivanka Trump mbi rolin e mediave, theksoi presidenti amerikan, Donald Trump në një postim në Twitter.

Ivanka Trump theksoi dje se mediat nuk ishin armiq të popullit duke u distancuar nga fushata e babait të tij kundër “lajmeve të rreme”.

“Ata e pyetën vajzën time Ivanka nëse mediat janë armiq të popullit dhe ajo është përgjigjur jo. Janë lajmet e rreme ato të cilat zënë një përqindje të madhe të medias”, theksoi presidenti amerikan, Trump. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.